BallinaUncategorizedImer Gllareva-JETA

Imer Gllareva-JETA

Jeta shkon shpejt porsi era,
Sot buzëqesh nesër si dihet,
Mos u mahnit pas pasurisë,
Se asgjë me vete s’merret.

Mos jeto për famë e pasuri,
Por bëj mirë sa ke mundësi,
Ndihmo tjetrin kur ka nevojë,
Se më shumë vlerë ka një mirësi.

Kur të vijë dita për t’u larguar,
Asgjë me vete s’ke për të marrë,
Veç te mirat që ke dhuruar,
Në këtë botë do të mbesin gjatë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT