Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Kjo natë dhjetori

Ana Petani-Kjo natë dhjetori

Kjo natë dhjetori

E grisi errësirën një vetëtimë këtë natë dhjetori
U shurdhua nga gjëmimi që tundi tokë
Të gjitha retë në centrifugë i shtrydhi
E derdhi rrëke me lotë

Era lajkatare lëvizte gjithë serbes
S’la pemë e njerëz pa i ledhatuar
Gjethet e fundit i mblodhi me fshesë
Asnjë nëpër degë,nuk la për t’numëruar

I trengote dhëmbët juga egërsuar
Si e marrë ulërinte sa kishte fuqi
Nëpër orët e natës çfarë pati takuar
I zbrazi të gjitha nuk la për në agim

Po erdhi mëngjezi e çeli dita
Tutje në horizont buzëqeshi një rreze
Largoji errësirën retë e zeza
E jetës i dha krah shprese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT