.Ti qendron para meje ketu ne tavoline e lokalit ku zakonisht pime kafene e mengjenzit, e bukur sharmante, e plote endrrimtare dhe teper e hijshme.
Une perballe teje me emocionet gjithmone si ne diten e pare te takimit.
Me shiko ne sy se kam shume per te te thene:
-E di se cfare do te thote te biesh ne dashuri si kam rene une me ty qysh ne shikimin e pare.
Eshte qe te biesh ne mbremje qe te flesh dhe te zgjohesh ne mengjes me buzeqeshjen tende ne fytyre, se e di qe te kam ty qe me do me zemer, qe cdo mengjes ketu me pret me ato krahet e tu hapur per te me perqafuar mua.
E di qe duke te patur ty kam pushtuar gjithe gjithesine, universin. Kam qiellin e pa ane dhe yjet qe ndricojne ne te dhe henen qe na shikon nga larg me dashuri.
E di qe nje nder gjerat me te bukura ne jete qe kam shijuar ishte se te njoha ty, te bera shoqe dhe tani jamm i dashuruar si i marre pas teje. Dhe kjo dashuri eshte e vetmja nuk ka te dyte, ajo qe ka lindur dhe nuk ka me te tjera pas sa. Jo nuk mundet te dashurohem me tjeter njeri. Me duket sikur Zoti ka zbritur gjithe mrekullite e e kesaj bote, te meshiruara vetem tek ty dhe tani jemi ketu perballe njeri tjetrit.
E ke ndjer besoj se me ke bere te perjetoj momentet me te lumtura ne jeten time ti me ke falur lumturi te pafundme te pa matshme, universale, me dhuron cdo cast buzeqeshje si ajo qe dhuron ti dhe askush tjeter ne kete bote. I lutem Zotit cdo dite cdo mbremje qe me solli kete peshqesh Ty ne jeten time.
E ndjen se je vetem ti ku une ndihem plotesisht vetvetja ime, me ke dhene sigurine e nevojshme. A nuk je ti personi i vetem ne kete bote une te besoj cdo gje aq sa edhe jeten time ta kam lene ne duart e tua, se e di qe nuk do me leshoshe kurre dhe as qe do me lendosh kurre ndonjehere ne cfare do rrethane te jetes time.
E di se me ty kam kaluar castet me te bukura te jetes, keto momente i kam te rrenjosura thelle aty ne memorjen time ku vetem ti ke folene,ato caste nuk i harroj kurre asnjehere.
E di vleresimin tim per ty qe je “Thesari” i pacmuar per mua. Te konsideroj gjithmone si nje nene e kujdeseshme per mua,nje moter e dashur per mua,nje shoqe besnike per mua,si grua e devotshme per mua, nje e dashur e embel per mua, pra je gjithshka qe kam ne kete jete per mua.
Je ti ku une jam ne limanin e qetesise, ku gjej prehje, paqe, shpetim.
Je ti balsami per plaget e shumta qe kam marre ne kete jete. Ti per mua je dashuria e pafundme, ku nuk kam fjale te shpreh dhe te bej krahasimin e duhur per te Eshte dashuria qe kam per ty qe ndjehet thelle ne zemren time ne shpirtin tim qe rrjedhe neper gjakun tim, qe eshte nguliitur thelle ne mish dhe ne trupin tim.
Te them se ndjenjat me te bukura me ty i kam perjetuar dhe kjo fale bukurise tende shpirterore.
…..E kupton je kuptimi me i plote i jetes time me i bukuri.
Je aroma me e mire qe une kam ndjere ndonjehere.
Je vajza me e bukur qe kam pare ne kete jete, me e bukura ne paraqitjne tende potente ne cdo cast si ne shpirt dhe ne zemren tende.
Je per mua dhembja me e embel qe kam provuar Por me siguri e di se ti je per mua shume me teper se sa te shpreha apo te thashe ne keto momente….