Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritRiza Çato-Kam lindur në një fshat që e dua

Riza Çato-Kam lindur në një fshat që e dua

Kam lindur në një fshat që e dua

Kam lindur mes malesh dhe rrëpirash,
ku qielli ka formën e një zemre.
Ku vajzat të bukura si Lira,
me buzët si dy gjysma hëne.


Kam lindur mes honesh të thella,
në rrugët me dërrasa guri.
Atje ku me sapllak pihet vera
dhe si lis të duket burri.


Kam lindur në një fshat që të deh,
jo me raki mani,por me bukuri.
Dielli vjedhurazi të sheh
dhe një zall të fal dashuri.


Kam lindur në një fshat që e dua,
ku dërrasa është e mermertë.
Atje ku ndjej aromë grua,
atje ku fjala është e mprehtë.


Kam lindur mes rrepesh rrungaje,
ku gjinkalla këndon e kompozon.
Ku thëllëza shullepset asaj pllaje,
ku bariu këndon si bariton.


Kam lindur mes malesh dhe rrëpirash,
ku fjala vendlindje të ngreh në piedestal.
E quaj nga lindjet më të mira,
atje dhe vdekjen në çengel e var…..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT