Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari--NE

Lida Bashllari–NE

Ne bëjmë dashuri pa u prekur
Me puthje lakmitare,të thella.
Nga dëshira zëri ngjiret
Heshtja merr përmasa të tjera.


Përqafohemi ashtu në distancë
Duke e menduar njëri-tjetrin pranë.
Kujtimet na bëjnë të dridhemi
Nxehtësia zjarrit i ngjan.


Duhemi e braktisim vetveten
Ne që bëjmë dashuri edhe nga larg…
Aroma i deh emocionet
Dhe koha s’mjafton…është pak.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT