Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ëndërr.

Mimoza Eliona Osmani-Ëndërr.

Ëndërr.

S’qenkan të bukura veç gratë,
megjithatë, m’i nguli sytë,
teksa e tradhëtuan bebëzat gjatë,
i ngec pështyma në fyt.


Kishte veshur një të zezë xhaketë
këmishë të shtrenjtë ,të bardhë,
i kishte mjekra lezet,
edhe pse qe lule dardhë…


e mori veten ngadalë
por nisa të dridhem unë,
kur djersët më shkonin palë,
ai i qetë , lagunë.


Sa goiteftikos thashë me vete!
E shihja ashtu ,tinëzisht,
u ndjeva pulëbardhë në detet,
e syve të tijë me bisht

.
Nuk qenkan të bukura veç gratë,
s’e mohoj ,e pëlqej atë burrë,
s’e di pse s’ja thashë, atë natë ,
dhe ndoshta ,s’ja them dot kurrë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT