Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-S'MUNDESH

Valbona Kolaveri-S’MUNDESH

S’MUNDESH

S’mund ta kuptosh
dot dhembjen time
rrezen nuk i’a njeh
ti masësh perimetēr
Sipërfaqja
zë tjetër vlerë
ka atë të zemrës
që e qepi
me derhem të shpirtit
dhe se pa askush
Në lakime të mbytuna
të Bunës
t’u u derdh për rrjedhë
lotin pikturoi
në zigzake zgripesh
pulsimesh rebele
të trurit memec
që spat gojë
kujt ti flasë
për se
Dhe mati me kronometër
sekondat e ferrit
të rendte turravrap
në rrathët e Dantes
Akumulime të tejskajshme
të vetes
ku snjohu askënd
veç ZOTIN
S’mund të ma kuptosh
ti dhembjen
se
Unë nuk e tregova
dhembja
s’më dha kohë për fjalë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT