Friday, December 27, 2024
BallinaLajmeLirohet shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 persona në aksidenti...

Lirohet shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 persona në aksidenti tragjik në Kroaci

Është liruar shoferi i autobusit që më 25 korrik kishte dalë tragjikisht nga rruga në Kroaci për t’i lënë të vdekur 10 kosovarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Prishtinë, raporton mediumi kroat, Telegram.

Që nga 27 korrik, deri në fund të nëntorit të këtij viti, shoferi D.L. ishte në paraburgim për shkak të aksidentit të rëndë të trafikut me dhjetë të vdekur dhe njëzet të plagosur rëndë, dhe më pas më 22 nëntor ishte liruar për t’u mbrojtur nga jashtë. Ai u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq. Ai e ka bërë këtë përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetasi i Kosovës, D. L., nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut, shkruan mediumi kroat, transmeton Express.

“Kjo ekspertizë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia apo për vrasje me paramendim. Dhe ky kualifikim i veprës është veçanërisht i rëndësishëm për aktakuzën, si dhe për faktin nëse shoferi i Kosovës do të gjykohet në Gjykatën Komunale apo të Qarkut”, tha për Telegram një ekspert juridik.

“Është jashtëzakonisht e paqartë pse gjyqtari Svirçeviq e liroi D.L. Ai, shofer kosovar, deri atëherë ka qenë në paraburgim për katër muaj dhe nuk ka pasur pengesa ligjore për vazhdimin e qëndrimit në burg edhe për një muaj, madje edhe për dy muaj, duke qenë se në raste të tilla paraburgimi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj”.

Por më 13 dhjetor të këtij viti, D. L. duhej të përfundonte sërish në paraburgim. Trupi gjykues jashtëgjyqësor i Gjykatës së Qarkut nëSlavonski Brod, koleg i gjyqtarit Svirçeviq, miratoi ankesën e prokurorisë kundër lirimit të shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës së nevojshme, për ta përcaktuar kualifikimin e tragjedisë.

Është interesante se gjatë vendimit për vazhdimin apo heqjen e paraburgimit, shoferi D.L. nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës, avokatët e Zagrebit, Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq. Arsyeja e mundshme është se gjykatësi Svirçeviq e ka caktuar vendimin për këtë shumë herët, qysh në orën 07:30, shkruan ky medium.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT