TEK UNË ISHTE AI!
Mbi vete e mora…!
Tek unë nisi të jetonte ai, që, për shijen e një kënge filluan ta përflisnin
dhe, në heshtje,
një dosje, t’i hapnin (padija merte rrugë).
Jetonte si një gjethe mbi pemë, shpëtuar vjeshtës së ashpër! Mbi dëborë rronte, me ëndrrat, thell nën tokë!
Erërat vinin e iknin, si të mos frynin mbi atë fill, të këputur, të djegur…!
Heraherës, prej meje, del.
Dhimbja, ballit i
mëshon
dhe nis të kërkojë mbi vuajtjen…!
- Jo, i them!
Atë që do, s’e njeh më, me moralin e kohës e të ditës mbulohet…!
Nata, ende vazhdon,
me frikën, si pasion i verdhë!
Akoma ekziston një erë, me s’kërmitje hienash!
Në ëndërr më mbeti dashuria e dlirë…,
Si një muzikë e padukshme,
që shkëndi lëshon, të ndez një zjarr, shpirtrave!
