E kam puth diellin në vetminë teme
përnatë kur shtratit tregoja intimitetin jetim.
Kur trupin ja besoja andrrës së virgjën
e të dy sbashku shijonim lirinë.
Diellin e putha në çdo rreze të mundshme
të cilat m’rrethonin t’pa dukshmen nan’ këmishë.
S’ja vuna veshin mos ndjehesha e turpërueme
thjesh miratova dhe shijova ndjesinë.
Se di mos noshta koha mbajti lagësht
e lagëshina ma njomi shtatin e trembun.
Për besë nuk mujta me nejt pa t’dasht
njashtu siq zoti pënjëheri ma qeli shtegun.
Dikur m’pate than nje shprehje solare
jeto pa komplekse në harmoni me veten.
Dhe unë e perktheva në nje 10 vjeçarë
u rritëm per at zot shpirtrisht me njani tjetrin.
E tash poema merr tjetër zhvillim
e veshun si zojnore me epikën stojke.
Ne më pytshin ndonjëherë ku fshihet dielli im
s’më mjfaton një jetë për tu dhan përgjigje.
