Friday, April 24, 2026
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Në dy hapa një jetë

Llesh Ndoj-Në dy hapa një jetë

Nga kulla me dhjetë kryqe
Në qytezë e Qafë Shullani,
Si të isha veç njëzetvjeçar
“Hopa” dje më ngriti malli!

M’turbulluan kryqet n’kullë
Simbol paqe, simbol urtie,
E n’Qytezë e putha një gur
Mundarëve, shej dashurie.

N’Qafë u ula dhe pushova
Laps e letër i bëra detyrat,
Turra – vrap deri te shkolla
Dyert e saj i gjeta mbyllur.

Tek të shumtit pranë Lterit
U ndala pak e mora bekim,
Si furtunë gati sa më mbyti
Malli rrodhi fort me tërbim!

Një jetë u shfaq, n’dy hapa
Sa i ri u ndjeva unë fizikisht,
Shtegut të vjetër, porsi era
Shpirti më mbarti në kishë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT