Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-DUA MIRËSI

Fazli Ferati-DUA MIRËSI

DUA MIRËSI

Askënd s’dua ta humbas
e të mbetem
peng i kujtimeve
që më ndjekin pas


S’e dua vetminë
edhe sikur botën ta kisha
s’më duhet pa njerëzinë


Atëherë o njerëzi
për këtë fundvit
mos urreni
po shfaqeni vetëm dashuri


Se me dashuri
botën e pushton
edhe zemrat e plagosura
me mirësi i shëron

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT