Kupa e botës ishte një nga evenimentet sportive që dhuroi shumë emocione gjatë këtij viti.
Për një muaj me radhë e gjithë vëmendja e sportdashësve, por jo vetëm ishte e fokusuar në ngjarjet që po ndodhnin në “Qatar 2022”, ku përveç lajmeve nga sporti dhe rezultateve të ndeshjeve, këtë vit një protagonizëm të madh fituan edhe tifozë e tifoze të ndryshme nga e gjithë bota, si dhe persona me një rol “episodik”.
E pikërisht një rol të tillë pati edhe stjuardesa nga Rumania, Adriana Paul, e cila mori një famë të menjëhershme, pasi ajo u përzgjodh për t’i dhënë kupën fituese, yllit të futbollit Leo Messi.
Por kush është Adriana Paul, që prej ditësh po bën xhiron e rrjetit me historinë e saj?
Ajo ka lindur në Rumani dhe punon prej vitesh si stjuardesë në kompaninë “Qatar Airways”. Për të qenë në skenën e madhe të Kupës së Botës, bukuroshja nga Ballkani u përzgjodh mes 15 mijë stjuardesave të tjera të kompanisë.
Prej 5 vitesh ajo jeton në Lindjen e Mesme, por pas eksperiencës së saj në Botëror, ajo është prononcuar për mediat rumune ku ka ndarë historinë e saj si dhe emocionet e përjetuara në Botërorin e Katarit.
Kam ecur me kilometra të tëra për të shkuar në shkollë kur kam qenë fëmijë, madje kam mjelë edhe lopët. Askush nuk do ta besonte historinë time. Në Katar ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur për mundësinë që mu dha. Trofeu ishte i rëndë, gati 6 kilogramë dhe duart më dridheshin gjatë gjithë kohës. Emocionet kanë qenë të mëdha si në skenë ashtu edhe në prapaskenë pasi kam qenë krah Emirit të Katarit, Presidentit francez apo atij të FIFA-s”, është rrëfyer rumunia.
Veç të tjerash, kjo eksperiencë ka shërbyer për Adrianën edhe për të rritur rrjetet sociale, aty ku aktualisht ndiqet nga 37 mijë persona.
Pasi u largua nga Rumania për tetë vjet, Adriana Paul ka vetëm kujtime fëmijërie nga futbolli.
Unë nuk e njoh futbollin rumun. Jam larguar shumë kohë më parë dhe nuk e mendoja se do të isha në një kontekst të tillë, me finalen e Kupës së Botës. Më kujtohet, nga fëmijëria ime, Gic? Hagi, Gic? Popescu, Steaua, CFR Cluj. Do të kisha dashur që rumunët të vizitonin Katarin nëse Rumania do të ishte kualifikuar në këtë turne”, pohoi edhe Adriana Paul./CNA.al
Galeria fotografike








