Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Duke e pritur Hënën

Enver Sahiti-Duke e pritur Hënën

Duke e pritur Hënën

Muzgu me plafin e zi pllakosi
Dhe mbuloi qytetin e përhirt.
E rrapëtimat e zhurmshme të ditës
ndaluan dhe u ndanë nga kjo ditë.

Sodis qytetin e erreësuar
Nga ballkoni shikoj anë e kënd,
E hëna është duke u vonuar
Dhe sonte nuk ndriçon askund.

Një natë e rëndë, e errët pa fund
Më zën frymën edhe ktu në terracë.
malli për vendlindjën në zemër që kam
më shtërngon në gjoks dhe mbetem pa fjalë.

Dil moj Hënë e ndritur, mos renko dhe ti
Ndriço dhe zemren time dhe afshin ma pusho,
Do çmallem me ty dhe e të llafosim pak
E Me dritën tënde ndriçoma këtë natë kudo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT