Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritPREÇ ZOGAJ-PASI U DESHËM ATJE

PREÇ ZOGAJ-PASI U DESHËM ATJE

PASI U DESHËM ATJE

Si një kujtim prej peme,
si zemërim zemre,
fl okët e tu në erë shkapërdarë,
duart e tua në ajër duke qarë.
Karshi, krejt përkarshi vije dje dhe nesër.
As arrinte perëndimi, as pushonin dënesjet…

Një vijë e drejtë ne qemëe
gjatë aq sa sheh syri,
të lirë në largësi,
plot frikë për t’u afruar,
se nuk ishim vetë ne, por ishin shëmbëllimi
i krijesave më të dëlira që ndjenja ka krijuar.

Kështu shumë kohë u pamë
n’Ahiret e përtejme
ku s’kishte as shtëpi, as përbetime,
ku s’kishte më asnjë fuqi mbi ne,
përveç një dhembshurie.

Dhe pasi u deshëm atje të dehur dhe të zgjuar,
u kthyem për të vdekur edhe njëherë këtu,
në një mënyrë të zakonshme dhe të paduruar,
të mbyllur jo në sy, porse në dru.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT