Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Lindur për të jetuar e lirë portreti i saj...

Pirro Minella Millona-” Lindur për të jetuar e lirë portreti i saj është pa “vargonj zinxhiri”…..!!!”

..Ecën çdo ditë për të shkuar në punë. Rrugën e përshkon në këmbë, shikimi i saj kryqëzohet me vështrimet të meshkujve, që e ndjekin kurdoherë nga pas. Në rrugë është serioze, e rreptë, por edhe ajo bëhet më e bukur kur vallëzon tangon e saj të preferuar e shoqeruar nga njeriu më i afërt i saj.

I shtohet bukuria edhe kur është në mes të shoqërisë së saj dhe këndon me zërin e bukur të shpirtit të dlirë.

Kur qesh ato faqet e bukura formojnë ato brimat aq të bukura që e hijeshojnë edhe më shumë.

Është tepër e brishtë dhe e ndjeshme kur qan, por edhe këtu ajo bëhet edhe më e bukur se më parë.

Është mishërimi vetë i panoramës së një gruaje të lirë shpirt zhveshur nga të gjitha ligësitë e kësaj bote mjerane.

Është panoramë që nuk ta lodh shikimin përkundrazi të josh

të ndjell sytë e tu që ta shikosh gjatë pa ja ndarë në asnjë moment vështrimin e syve.

Thyen kornizat e çdo piktori e grris telajon e hedh tutje me përbuzje, thyen heshtjen me britmat e saj. U munduan piktorët ta konkretizonin me një panel ta hidhnin në telajo, askush nuk e vuri dot brënda një kornize, për ta varur në murin e një ekspozite diku.

Asnjë zinxhir lidhur nuk mund ta mbajë atë, ta bëjë zap.

Është më e bukur se çdo lëndinë e bleruar me lule shumëngjyrëshe, asaj i thonë “Zonja shpirt zbuluar”.

Është më joshëse se deti, pamja e saj ja kalon edhe romantizmit të theksuar të diellit kur perëndon aq madhërishëm.

Është panorama që brënda një kornize nuk mund të qëndrojë.

….Dikush e përkufizoi thjesht :

“Portret pa zinxhir. lindur për të jetuar e lirë në botën e vet të pasur dhe të dlirë….!!!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT