Friday, November 22, 2024
BallinaSportSuperliga, ja komunikata e Laporta! Projekti pritet të fillojë me Juve, Barca,...

Superliga, ja komunikata e Laporta! Projekti pritet të fillojë me Juve, Barca, Real dhe…

Joan Laporta vazhdon të punojë për projektin e Superligës europiane. Presidenti i Barcelonës lëshoi një deklaratë për Radio Cadena Ser ku ofroi më shumë detaje lidhur me këtë temë:

“ Në pranverë do të vijë sentenca e Gjykatës europiane rreth Superligës. Për klubet do të ketë të njejtën rëndësi që pati ligji Bosman për futbollistët. Nëse do të jetë e favorshme, do të bëhet realitet në 2025, ndryshe hapat e ardhshëm do të varet nga pritshmëritë që do të kemi.

Duam të ndryshojmë modelin e qeverisjes së futbollit europian. Projekti është aprovuar nga Real madrid, Juventus dhe disa klube që nuk duan ende të dalin hapur. Nuk do të kisha pranuar të merrja pjesë nëse nuk do të kishim këto të dhëna.

Fillimisht skuadrat angleze nuk do të bashkohen por më pas mund të ketë një bashkim me Premier League”- theksoi Laporta.

Një nga promovuesit më të mëdhenj të këtij projekti ka qënë edhe ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli.

Me dorëheqjen e tij duket se presidenti i ri Ferrero dhe administratori Scanavino do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Laporta e Perez për ndërtimin e Superligës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT