SYTË QË DJEGIN
Kur ti kalon poshtë ballkonit
Né sytë e tu digjet dhe nata
Dhe bulevardi mbuluar me borë
U dashurua né gjurmet e tua.
Aty ku kemba jote shkelte, bora shkrihej
E tërbimi i eres u kethye né fllad té brishtë
Ku përgëdhelte trupin tënd me një finesë
Si mbi petale lulesh
Dhe mbi floket e tua derdhur supesh flori.
Zemra më thyhej si qelqi
Duke té ndjekur deri sa gjurmët té humbisnin.
Tretem né klithmat e shpirtit .
Trishtim me la humbja e gjurmëve té tua.
Une mbeta krejt vetëm
Gjumi ndoqi gjurmët e tua.
