Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Çobo-TË DIGJEM NË ZEMRËN TËNDE

Mimoza Çobo-TË DIGJEM NË ZEMRËN TËNDE

TË DIGJEM NË ZEMRËN TËNDE

Ti më ndjen kur hyj fllad në zemër,
ndjen si çelin befas lule venoze.
në oazin e tyre,jam e vetmja femër,
që vishem me fije të holla fibroze

.
Se më tërheq era e rrënjës së zemrës,
era karizmatike e trupit të zhveshur,
teksa më shtrydh si kokrra e mjedrës,
afron dy buzët ,që digjen pareshtur.


Pastaj,drejt barkusheve më çon mua,
se ç’thëngjij ndez aty,as unë nuk e di,
se ç’erë fëshfërinë mbi bukuritë e tua,
këtë mister epokal,vetëm ti e di…


Ndaj kur hyj në zemër digjem në erë,
se ti zbret,si llavë mbi lëkurën rozë,
në çast bëhemi hi dhe rilindim në eter,
vdekja në dashuri është metamorfozë.


Çdo ndjesi sensuale që ka zemra jote,
është krijuar për të më qetësuar mua,
për t’i dhënë njerëzimit edhe kësaj bote,
dashurinë që rrjedh nga venat e tua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT