Dua të ik nga ky shi sonte
Dua të ik nga ky shi sonte
në një vend diku, ku zemra
dëgjohet në çapitjen e një zogu; ai
ecën përmes pyllit fillthi.
Ndalet vetëm një çast,
një çast të gjatë, të gjatë, sa harrimi,
sa zgjat edhe vetmia dhe
të sheh në sy në duhet
të të besojë a jo.
Kam nevojë,
e dua besimin e tij,
e dua gjer në lutje, gjer n’ulurimë,
sa murgu amshimin e dua, ndaj
dua të iki nga ky shi sonte;
në këngën e atij zogu të dorëzohem,
t’i shtroj zemrën të çapitet
mbi të me hapa besimi.
