Friday, February 6, 2026
BallinaSportKlopp arrin 1000 ndeshje në karrierën si trajner: Është një ngjarje e...

Klopp arrin 1000 ndeshje në karrierën si trajner: Është një ngjarje e madhe për mua, kjo është puna më e mirë në botë

Për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp ndeshja e sotme kundër rivalëve të Chelsea është e veçantë, kjo jo për shkak të renditjes së 2 klubeve në Premier League, por sepse tekniku gjerman ka arritur ditën e sotme, të menaxhojë plot 1000 ndeshje si trajner.

Ndeshja e “të kuqve” ndaj Chelsea në kuadër të javës së 21-të, të Premier League do të jetë një milenial për teknikun gjerman, ku në krye të Liverpool ai udhëhoqi 410 ndeshje, në Borussia Dortmund 319 dhe në Mainz 270 përballje.

“Kjo është një ngjarje e madhe. Kam punuar në klube që më pëlqenin. Është një numër i çmendur, por mjekra tani është gri. Kur mbërrita këtu, nuk ishte kështu. Nuk jam i sigurt nëse është për shkak të moshës dhe Liverpool-it. Për mua kjo është puna më e mirë në botë. Nuk është një punë relaksuese, nuk është një punë ku ke shumë pushime, por mua më pëlqen. Jam i lumtur që mund ta bëj sepse është praktikisht e vetmja punë që mund të bëj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT