Tuesday, July 15, 2025
BallinaSportPronarët e Chelseas me ofertë të ‘çmendur’, ofrojnë 120 milionë euro për...

Pronarët e Chelseas me ofertë të ‘çmendur’, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez

Çmenden” pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez.

Chelsea raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benfica për Enzo Fernandez pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më tutje radhët e skuadrës.

Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Chelsea tani është rikthyer në bisedime me ekipin portugez dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzos, raporton gazetari Fabrizio Romano, 

‘Blutë’ e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.

Presidenti i Benficas, Rui Costa nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Chelsea do të insistojë deri në fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT