Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Marrëzia e erës

Rajmonda Qose Shkopi-Marrëzia e erës

Marrëzia e erës

Një erë e marrë shkundi qytetin,
E tjegullat mbi çati,
U trembën udhët, u fikën dritat,
U struk malli në gji.


Një erë e dalldisur tundi pemët,
Të gjorat u drodhën nga frika,
Si pupël ra përtokë dhe një fole,
Sapo kish zbardhur dita.


Kur u largua , kudo ra heshtja ,
Që i ngjasonte një ceremonie mortore,
Ndërsa silueta e saj qeshte, e qeshte
Si të kishte korrur ndonjë fitore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT