BREGUT MBYTUR MOJ SIRENË…
Mbytur bregut moj sirenë,
nata shurdhe të tradhëtoi,
vala dot qetësi s’po gjenë,
ëndërrën kush ta thërrmoi…
Plot tallaz dallgë e krisur,
labirintesh ç’të sorrollati,
Jeta vrullit të sapo nisur,
puthur rërës…mekur fati…
Fati thjeshtë fytyrë-fikur,
që heshton i zën në leqe,
vlimi dejesh…s’të ka ikur,
vdekur shkon natë e keqe…
Bregut mbytur moj sirenë,
seç ç’të zuri gjumë i thellë,
vala dot qetësi s’po gjenë,
bukurinë…shkuma ta sjellë…