Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritAgim Bajrami-Nostalgji dëbore

Agim Bajrami-Nostalgji dëbore

Dhe unë kisha qejf , të isha sot aty
Ta ndiqnim së bashku rënien e borës
Floknajat e saj gjithë bardhësi
Dhe dridhjet e lehta të dorës


Tē dilnim rrugëve , pa çarë kokēn
Dhe nëse shkisnim , s’kish problem
Sepse të jesh gjithmonē krah teje
Dhimbjet dhe plagët nuk i ndjen


Tek ne ajo bie shumē rrallë
Prandaj dhe pritet si princeshë
I nxjerr të gjithë në trotuar
Dhe bën çdokënd të buzëqeshë


Askush nuk do, të hyj më brënda
Ndonëse dikush dhe mund të mardhë
Çdo prekje e saj është puthje e ëmbël
Por edhe një ogur i bardhë


Dhe unë kisha qejf të isha aty
(Por ti ftesën time se more)
Ti shtonim vetes më shumë bardhësi
Por dhe pak spektakël dëbore

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT