Lum e lum, i lumturi,
kush me ty ,më ha me pi,
unë i ziu ,qaj me lot,
se të shoh ,e s’të kam dot.
Vish e zhvish, atë lëkurë,
moj nepërka nëpër gurë,
pa këpucë ,e pa sandale
moj nepërka, nëpër male..
Lum e lum, i lumturi ,
kush ti puth, dy sytë e zi!?…
Sytë e zinjë, rrushi merlot,
kujt ja mbyll, e kujt ja lot !?…
Atë shenjë aty në gushë
kush t’a la, më thuaj kush!?..
Një pickimi yt, në gji,
të vdesë, e të ngjallë , magji . ..
