ËNDRRA E MUNGUAR
Trëndafil
Ti më je shikimi i syve të mi
që më ke munguar
me vite e shekuj
Je ëndrra
që kam ëndërruar
Dje dhe sot
Je jeta që e dua
Ta jetoj për sot dhe nesër
Je puthja që dua sa të gjitha lulet
Ta shijoj çdo çast të jetës
Je zemra që unë të dashuroj
Ty trëndafil
Ti je drita e diellit
Të kam aromën e ditës së re
Që i ke munguar dritares sime
Me shekuj dhe vite
Pranë dritares dëgjoj
Vetëm këngën e bilbilave
Kur ma sillnin pranverën
Më herët se pranverat
në kopshtin tim
Dhe me mua do të rritesh trëndafil
Dua t’i kem gjethet tua pranë syve
Ti puth me buzët e etura për ty
Trëndafil
Bota pa ty s’ka aromë
Ska as dashuri As jetë ska.
