Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritNaser Xani-E URTA FJALË

Naser Xani-E URTA FJALË

E URTA FJALË

Vetëm ti m’i kuptove drejt
E pa hile ëndrrat e mia
Zgjimet me diellin nordik
Mbrëmjet e ftohta rreth oxhakut
Duke ndarë ndonjë pleqëri thëniesh


Natën vonë
Për të çelnikosur shpresën
Në kullën me zogj
Që i solla këndej bregut
Për një copë bukë më shumë
Se në Polacin tim


Veç një gjë s’mund t’ia falë vetes
Si nuk e deshifrova një buzëqeshje mes rreshtave
Që mëngjesi të mos me zinte në rrugë
Pa ombrellë mbi kokë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT