Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Dua të thërras.

Drita Haxhillari-Dua të thërras.

Dua të thërras.

Sa dua të thërras,
të bërtas e të ulëras,
pas kurrizit,çantë me lot,
para syve,pjatancë hipokrizie,
nga kjo botë !


Ja thirra,bërtita,ulërita,
po kush më dëgjoj ?
Pas kurrizit,më ngulen thika,
para syve,
gjith’ bota më vlerësoi.


O do tund tokë e qiell,
do rebelohem për lajkatarë,
se unë jam Drita,jam diell,
s’kam lindur,
për besprerë tradhëtar !


O le të më vihet bota pas,
unë prap do ulërij,do bërtas,
se Dritën,s’ka njeri që t’a xhelozoj,
Drita do shkruajë,
do qeshë e do rrojë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT