Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-TA VEMË GISHTIN N'KOKË

Nijazi Kastrati-TA VEMË GISHTIN N’KOKË

TA VEMË GISHTIN N’KOKË

Jo akuza e fjalë rënda
Për të mirën e atdheut
Sjellje të mirë e t’edukuar
Nëse ia doni t’miren këtij dheut.


Gishtin n’kokë të gjithë ta veni
Edhe mendjes pak t’i rrehmi
Nuk është koha e fushatës
Për t’mbledhë vota dhe gjatë natës.


Të gjithë vedit që i thonë burrë
Për vatan o sot o kurrë
Mjaft përçarje e ofendime
Koha është për t’marrë vendime.


Të bashkuar dhe unik
Merrne shtruar e pa panik
Se përçarjet në histori
Na kanë kushtu çdo kush e di.


Të coptuar e të ndarë
Të nënçmuar e përçarë
Mjaft kanë lozë armiqt me ne
Tash na duhet frymë e re!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT