Sunday, March 15, 2026
BallinaSportRihapet çështja “Juventus”, “zonjës së vjetër” mund t’i hiqen dhe 20 pikë...

Rihapet çështja “Juventus”, “zonjës së vjetër” mund t’i hiqen dhe 20 pikë të tjera

Dramat te Juventus nuk kanë mbaruar ende, me “bardhezinjtë” e Torinos që rrezikojnë të humbin dhe 20 pikë të tjera nga klasifikimi.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) vazhdon të hetojë mashtrimin e klubit me pagat e futbollistëve gjatë pandemisë, citon prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, me kryeprokurorin e federates që synon të kërkojë heqjen e të paktën 20 pikëve të tjera në renditjen e “zonjës së vjetër”.

Çështja u mbyll fillimisht më 29 janar, por zbulimi i dokumenteve të reja, çoi prokurorinë e Federatës Italiane të Futbollit të kërkonte zgjatjen e periudhës së hetimit edhe për 40 ditë të tjera duke e shtyrë marrjen e vendimit për në mars.

Ndërkaq, hetimi pas afatit mund të kthehet në një nga argumentet mbrojtëse për Juventusin, me klubin që më herët i janë hequr 15 pikë për mashtrim financiar, ku momentalisht ndodhen në vendin e 13-të, në Serie A me vetëm 23 pikë. /i.m /abcnews.al

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT