Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritAna Petani-Porosia e gjyshit

Ana Petani-Porosia e gjyshit

Porosia e gjyshit

I krrusur nga mosha,
I lodhur nga jeta
I mblodhi niperit gjyshi plak
“” Kështu si sot , ju dua në gëzime
Asnjëherë kokën mos mbani mënjanë
Me njëri tjetrin dhe as me shokë
Jo kurrë , ju mos u zemëroni
Askujt në qafë të mos i bini
T’ju lëndojnë ,mos lejoni.
Se unë po marr, udhën e largët
Lotët i mbani , mos i rëshqisni
Për mua ju mos u trishtoni
Se më presin,…t’mit prindër
Malli për mua shumë i ka marr
Nga ta i larguar , jetova plotë
Nuk kam ça të them, i mbusha 100
Pa njeriu s’kënaqet me jetë nga kjo botë.
Se unë si fruti i pjekur në degë
Më erdhi koha u poqa, do bie
Kur juve malli do t’ju rrëmbej
Më bini disa lule ,atje në hije. “”
Dhe u mblodhën niprit,mbesat të përlotur
gjysh,…mos ik do na marr malli
Për ne ti je qosheja e oxhakut
Për ne ti je shpuza e zjarrit.
Dhe ngrohtësia jote na mblidhte perherë
Dhe rrugën ne merrnim, do shkojmë tek babai
Gëzonim si të vegjëlit kur të shihnim në derë
E mallin … e gjyshes me ty ne ndanim…

Desh Zoti dhe këtë herë, gjyshin e fali
Me nipër e mbesa bashkë të qëndroj
Një foto të madhe të bënin së bashku
Veç këtë gjyshi kërkoj.
Të gjithë ta ruanin si kujtim
Nga gjyshi plak e kishin amanet
“Po deshët e mbani kornizë në murë
Kur mes jush ,unë nuk do jem..”
E ora kur të më vij,
Ta kini më të lehtë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT