TRANSAKSION
Ditët
në transaksione shpirti
marr dhe jap energji
Në boshtet e vetes
mbledh dhe zbres ndjenja
humbje
,
e rikuperime të vërtetash
çast pas çasti ndodhin
na rrëzojnë,
dhe na ngrohin
Por në fund këmbimesh
asgjë s’më rrit vërtetë më shumë
sesa të jem taksative
e vërteta e vetes unē.
