Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritDed Nikoll Luca-Mirësia jeton në përralla.

Ded Nikoll Luca-Mirësia jeton në përralla.

Dedën e dikurshëm nuk e shoh askund!!
Dikur vishja kollare me kostum.
Femijve u tregoja përralla,
të shpikura nga unë.
Sot jam gjysh pa kollare!
Përsëri tregoj përralla.
Përralla me shkëlqimin e diamantit, Ja tregoj nipave dhe mbesës,
Që janë mjalti i mjaltit
Përrallat janë si të them,
Pak më ndryshe,
Se fantazia e poezisë!
Rrezet e së mirës,
Janë jetësore si buka.
Kanë fuqi magjike!
Nuk ka rrugë drejt mirësisë.
Mirësia është vetë rruga.
Mirësia është kudo nëpër përralla
Në jetën reale fliten pallavra.
A e dini se përralla ka rëndësi?
Kur nuk degjon përralla,
Qysh kur je fëmij,
Kur te rritesh,
Në moshën e një gruaje,
Apo moshën e një burri,
ke një zemër prej guri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT