Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-ZÂNI I SHQIPTARIT

Mentor Thaqi-ZÂNI I SHQIPTARIT

ZÂNI I SHQIPTARIT

Zâ të lodhtë, zâ të mekun,
l´shon shqiptari për t´drejtë të tij,
del si hije gjysmë vdekun,
t´vjen gjynah me vesh me e ndi!


Po pse more “lum” ti zhurmon kot,
avokatin e dreqit e luen,
atje ku duhet s´ndihesh dot,
e k´tu kush dreqin po t´paguen?!


Kur nuk din, pse nuk pvetë,
se me t´mësue del dikush,
po ti me zhurmë e bën kjamet,
vjen i hueji e t´grahë hush-hush!?


Pasha nderin kët´ zâ tândin,
s´më merr malli kurrë me e ndi,
kundër vëllaut tue thirrë shejtanin,
tue u bâ n´shpi “jabanxhij”!


Tash je bâ telall i djallit,
trumbeton për interes t´tij,
Atdheu yt digjet prej hallit,
“sui generis” n´botë për shëmti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT