MËSIMI I HESHTJES
Fola e fola mbrëmë me ujin me dritën me drunjtë
Fjalët më mbështollën si plagë të hapur
Po të vaksinuar me heshtjen
S’ çau kokën kush
Humnerë e zezë koha s’po mbushet me asgjë
As me zjarret as me vdekjet –fola e u ankova
Njerëzit si të humbur po prodhojnë fekale
Të trembur po e shëtisin depresionin
Udhëve të botës të Prishtinës
Nën blirët që janë kacavarë nga dashuritë e humbura
Po shëtisin
Fola e fola e fola
- kush s’bëri zë
Fola e fola e fola
Pse tokët e përgjakta rrinë përherë në pistën e modës sfilojnë
E gurmanë të hareshëm shëtisin udhëve shlirë
Me duart mbushur vdekje
-të vaksinuar me heshtjen
Si asfalti, s foli kush
Tash po mësoj ushtrimet e heshtjes
T’ mos çaj kokën për heshtjen e botës