Interi ka fituar një tjetër derbi ndaj Milanit këtë sezon. Zikalëtir triumfuan miniamlisht, falë një goli të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 34-t.
Pjesa e parë foli e gjitha për Interin, që përveç golit, kishte edhe disa raste të tjera shënimi, ndërsa Milani nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por pa sukses, pasi rastet për shënim ishin të pakta. Milani vazhdon me serinë e rezultateve negative dhe zbret në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Interi ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë.