Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeAkti heroik i 22-vjeçarit shqiptar, hyn në shtëpinë që po digjej dhe...

Akti heroik i 22-vjeçarit shqiptar, hyn në shtëpinë që po digjej dhe shpëton 1-vjeçarin

Një 22-vjeçar shqiptar  ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, Greqi, pasi u fut në banesën e mbuluar nga zjarri dhe zori të voglin.

Dionis Abdiaj  ka parë që banesa e fqinjëve të tij, ku jetonte një e moshuar me dy nipërit e mitur, është përfshirë nga flakët, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrjet e tyre për ndihmë.

Pas kësaj i riu shqiptar ka rrezikuar jetën dhe është futur në ndihmë të fëmijës, duke e nxjerrë shëndoshë e mirë.

“Fëmija po qante… Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Unë bëra atë që çdo njeri do të bënte nëse jeta e tij ishte në rrezik…” , tha 22-vjeçari, i cili është kthyer në heroi e ditës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT