HËNA ËNDRRAT TOKËS LËSHONË
N’gjilpërë i vura hiret e dites
e stolisa bebet e syve të mi
Ëndrrat lidha n’fijet e natës,
që vrullshëm treteshin tek ti
Po kjo ëndërr po më plasë
Bëj të ngrihem e rrëshqasë
Bëj te flasë tretem n’merazë
Më ngelë fjala në gërrmazë
Hapë sytë e më nuk shohë
Buzë, fytyra jote perëndojnë
Lind dielli tik-taku pushonë
Hëna ëndrrat tokës lëshonë
I lidhë fijet e prapë provoj
N’gjilpërë ëndrrat ngacmoj
Përpiqen o ditën me diellë
Tik-takun tim tek ti ta sjellë
Heshtjen t’zgjojmë me fjalë
Mes puthjeve si në përrallë
Të arnojmë kujtimet e çara
Si dielli që pushon ndër ara