DASHURI e SIQERTË (Arber- Dardani)
.
Emrin Arber unë e kam,
Si e bukura Arbëri,
Por këto dite Zoti me solli
N’zemre mu’ nje dashuri!
-Mua m’quajn Dardani,
Mezi pres që të takoj,
Kjo e jona dashuri,
N’troje t’Arbrit do t’lulzojë,
Dardaninë e dua pranë,
Asnjëherë pa të s’mund rri,
Zemren time ma ka marrë,
Do ta marr ta coj në sh’pi!
Është e bukur sa më s’ka,
Si një engjëll fluturim,
Pak me m’prek dora e saj,
Kalon dita gjithë gëzim!
Po kur ne t’ndertojmë familjen,
Të gjithë kohen bashkë do rrimë,
Asnjëherë nuk do të ndahemi,
Do ta shtojmë ne dashurinë!
Me që m’quajn Dardani,
Kam dëshirë Arbër t’takoj,
Ta kam falë këtë dashuri,
Me ty jeten do t’kaloj!
Unë aspak nuk e teproj,
Për ta mbyllë këtë poezi,
Unë një puthje të dhuroj,
Me shumë mallë e dashuri !
.
