Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritErvin Hysaj-LARG

Ervin Hysaj-LARG

LARG

Si i padukshëm
ndihem buzë këtij lumi.
Mijëra kilometra
më shkelin muskujve të mi,
kilometrat e mallit për ty.


Veç gjysmëzërin tënd akoma e ndiej,
të përmalluar,
të dridhshëm si një fëshfërimë:
shko e kthehu prapë.


Gugasin pëllumbat tek ec shëtitores,
ndërkohë qyteti i Zyrihut
më ngjan sikur më gëlltit.
E dashur,
a kaq i vogël kam qenë?!
Kaq i panjohur?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT