Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-Të jesh grua

Hyrije Jusufi-Të jesh grua

Të jesh grua

E mos të jesh e sharë
Nuk bëhet dot
Nga shqipëtarë…

Të jesh grua
Perfekte nëse je
Vesi e nëma e paftyrësisë
Prapë të ze…

Të jesh grua
Me tërë mirësinë që ke
Ditën errësirë të bëjnë
Zot nuk ka , je e pa fe…

Grua të jesh
E plleshme a shterp rastësise
Braktisje ,
Ka më mirë tjera fise…!

Të jesh grua
E lumtur duhet të jesh
Ndër shqipëtarë
Realitet që ende dhemb…!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT