Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-DIELL I AKULLT NË TRAZIM...

Luan Sheshi-DIELL I AKULLT NË TRAZIM…

DIELL I AKULLT NË TRAZIM…

Diell i akullt në trazim,
fshikëllon nota mërzie,
i mavjosur sot qielli im,
në përhumbje nis e bie…


Aurorat resh nguruara,
rreth e qark vallëzojnë,
e si fletë të pashkruara,
faqesh boshe bojëzojnë…


Fjolla-fjolla,fije-këputur,
pa adresë sharm habie,
nga pas era pa u ngutur,
fërshëllimesh gjumit bie…


Diell i akullt në trazim,
dimëron në cak të tijë,
i mavjosur sot qielli im,
ç’dodh më tej ku ta dijë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT