Një kafe…
Është një mike me emrin kafe
Orë të tëra të shoqëron
Herë me pak,herë njëmijë llafe
Gjithë miletin ,përgojon.
Sa e thjeshtë duket në pamje
Aq mister brenda ka
Nëpër dasma themi “për hajre “
Forcë në halle ,marrim me të.
Me një kafe hapim sytë
Ritual në çdo mëngjes
Pa kuptue ,shton energjitë
Ndodh dikujt i bën dhe keq
.
Me një kafe zgjedh miqësi
Diskuton gjerë e gjatë
Shumë kanë lidh dhe krushqi
S’kthehej fjala ,fort kollaj
.
Me një kafe në fatkeqësi
Ngushllon shokun,ngushllon mikun
Kujt i bie kjo në shpi
Mike e ka ,gati gjithë ditën.
Për një kafe në e paç dhënë
Pa shikue interes
Diku në jetë të ka dalë
Shpirti gëzon e syri qesh.
Ka të tjerë që shohin kafen
Si simbol ka mbet ky term
Kush mashtron,nuk ia sheh hajren
Zoti e din se si ia nxjerr.
Kafe e mirë e me lezet
Ngjyrë të zezë vërtetë ka
Mban miqësi të gjatë në jetë
Besnikëri në të përmba.