Fjala e Zotit!
Gëzuar Shën Valentinë!
Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë …
Tetë herë, më janë veshur krahët me ngjyrën e dashurisë
Që kur ndjeva që po fluturoja në qiellin me yje pafund
E kur dita zbardhte tek sytë e mi e rrezet mbi to si shkëndijë!
Që kur u bëra nënë e lumtur me dy fëmijë
E gjiri i qumështit t’ëmbël i mbushur plotë shpresë
Derdhur si ujë varë në gojën e fëmijës
E kur poezi, nisa të botoj, si dyfish nënë (për fëmijët)!
Thonë se librat e botuar kanë shpirt që kur shkruajmë
Ashtu si fëmija kur qan, qesh, këndon , belbëzon e luan
Me fjalët e para mom, mom, ba, ba, ba , e ngë e ngë, e ngë
Ja kështu u ndjeva dhe në këtë poezi që po shkruaj më…!
Sepse, çdo varg e çdo pikë qumështi që më rridhte
E që nga mushti i saj në pikat e para shtrydhur
Ndjenjat e mia u shkrumbuan si ajkë nën lëkurë
Kur sa herë dëgjoja fëmijën të më belbëzoje ndjeja deri në mish!
E pra, ç’mund të shkruaj më për Dashurinë e bekuar?!
Ç’mund të shpreh më çër fjalën e mishëruar?!
Ç’mund të thërras më me poezitë duke shkruar?!
A keni ndopak ndjenjë të kuptoni, të kuptoni,
që nënë është fjalë e Zotit që e ka dërguar…?!
