Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-E di!

Teuta Beqari Osmani-E di!

E di!

E di!
Ti pret të më dëgjosh tej orëve të shurdhëra
ku asgjë më shumë se zhurmë dëgjohen tinguj,
përmes vërshëllimeve të rrjedhës së ujëvarëve,
prej fëshfëritjes së shelgjeve nga gjethet varur

.
Prej rrjedhjes së lumenjëve në fundbregoresh
nën cicërima zogjsh në çdo degë të pemëve.
Ti pret të zgjohem një ditë herët, e të them
se mbërrita në agun e mëngjesit të ditës.


Ku shpresa ime i është varur çdo flete kalendarike,
çdo minuti që rendet duke dhënë një tingull,
si zilet që bien perreshtur në fundorët e mesditës (mesnatës)
dhe pse dëgjoj papritur, të thënat e heshtura prej fryme.


Të qëndisura si luledele me petalet të ngjyrave
këtu nën çarçafin e bardhë e blu të qiellit,
ku asgjë më shumë se qartë, do ndiheshin apo të kuptohej
se ndjenjat përshkruajnë të paparën…


Të pajetuarën e kohërave që renditen si të palosura
nën rafte kujtesash, për t’u shfaqur si katalogje
ne tinguj të zëshëm të shpirtrave …!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT