Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-DESHA M'I KALLË TË GJITHA RRUGËT

Ragip Ramaj-DESHA M’I KALLË TË GJITHA RRUGËT

Tani që humba gjithçka
fitova lirinë e klithmës
nën hijet e errta të pikëllimit

Fitova edhe të drejtën me fjetë n’Bahnhof
sepse trenave nuk u lejohet të nisen
pa biletë udhëtimi

N’zjarrin që ndeza në breg shpirti
desha m’i kallë të gjitha rrugët
nëpër të cilat barta në shpinë gurin e harrimit
së bashku me ushlat e hapave të mi
që shtrihen plagëve përpjetë grykave të baladave

Vetëm pasi u shua zjarri
e vërejta se ishte kallur sall rruga e kthimit
Nën hirin e së cilës rri e strukur ëndrra

Ndërkaq
një urnë që ende nxjerr tym të zi
nuk arrin m’i shkri shtresën e borës që ka mbulue
arat, kulmet dhe Pyllin e Prerë të shpresës

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT