Sapo erdhi vera,
Flora me flokët kaçurrela,
Kunatës Dalina i troket tek dera.
Të shkosh mirë me njerëzit e burrit,
Diçka e zakonshme,
Për Florën e natyrshme
dhe jo një mrekulli…
..
Vazhduan shëtitjet e “ambasadores” Flora,
Me djalin Renato në Shqipëri.
Unë me të tjerët, katër fëmijë,
Ndejta tek shtëpia në
itali.
E çfar mund të bëja vallë?
Kur je familje e madhe,
Tek tjetri shkohet me radhë.
Falë internetit komunikojmë çdo ditë,
Dhe zemra na mbushet me dritë.
Ky shekull i emigracionit
Na ndau të gjallë.
Kjo foto e Forindes
ku me kunaten Dalina ka dalë
Shpesh e shikoj me mallë.
Dhe Leandron nipin tim
E shoh vazhdimisht
Dhe më mbush me gëzim.
Leandro sot u rrit.
Është më i gjatë se unë.
Kur e shoh të madh,
më pëlqen edhe më shumë.
U rrit dhe u bë i respektueshëm.
Respekti duhet të mësohet.
Respekti nuk është i lindur si talenti.
Ka një tjetër formë, dhe tjetër zë.
Për hatër të respektit,
Nuk bihet dakord me çdo gjë.
Nipi im, ka intuiten e tij drejtuese.
Që vazhdimisht i shtohet.
Kupton se çfar pranohet,
Dhe çfar, me takt kundërshtohet.
Mua Zoti ma dha këtë dhunti.
Për çdo fotografi të bëj poezi.
Ose siç thuhet ndryshe: Vargje me dedikim.
Kjo foto që i takon së kaluarës.
Lumturon të sotmen e shpirtit tim.
