E BRAKTISURA
Dje n’pazar t’qytetit Lezhe,
Më shtriu dorën një lypsare,
Ishte ftohte dhe n`xhep të çantës,
Nuk e futa doren fare!
Mbesa ime m’vështroi në sy,
Kur po ecnim bashke per dore,
Nana Gjyshe, a do m`lije mu pa bukë?
Dhe, s’do m’jepje asnje pare?!
N’qoftese doren do ta shtrija,
Se n’shtepi s’kisha buke fare,
A do t’duroje qe nga canta,
T’mos e nxirje asnje pare?!
Fjalet e mbeses n’shpirt me preken,
Njëqind here n’zemer me therën,
Menjehere e hapa canten,
Bujarise, mbesa i hap deren!
Lypsja e shkrete ishte e kerrusur,
E braktisur qe nga shteti,
Vec nga bujaria mbeses,
Dora saj e shtrire nuk mbeti…!
