Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka folur për trajnerin e klubit.
Liverpooli nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion, transmeton lajmi.net.
Pas 23 xhirove që kanë zhvilluar gjithsej në Premier Ligë, ata ndodhen në vendin e shtatë me 36 pikë.
Forma jo e mirë e ‘Reds’ ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e Klopp me klubin.
Por, sipas fjalëve të Van Dijk, gjermani nuk ka në plan të largohet nga ‘Anfield’.
Sigurisht, Klopp është shefi dhe kjo nuk do të ndryshojë. Jam shumë i lumtur me të, ai është shumë i lumtur në Liverpool ”, ishin fjalët e holandezit për ‘Skyde’.
“Shpresoj që kohërat më të mira po vijnë përsëri, kjo është ajo për të cilën po punojmë”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Klopp ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2026.
